Raporti i BE: Jeta për myslimanët po bëhet gjithnjë e më sfiduese në Evropë

29 Tetor 2024 | 07:33
Një sondazh i titulluar “Të jesh musliman në Evropë: Përvojat e muslimanëve”, i kryer nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Barazi (FRA), ka zbuluar një rritje të konsiderueshme të racizmit dhe diskriminimit ndaj muslimanëve midis 2016 dhe 2022.
Sondazhi, i cili përfshiu 9,600 pjesëmarrës nga 13 vende të BE-së, thekson se këto probleme ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës së përditshme, duke përfshirë punësimin, arsimin, strehimin dhe biznesin.

Studimi, i realizuar midis shtatorit 2021 dhe tetorit 2022, vë në dukje se përqindja e muslimanëve që raportojnë përvoja të racizmit ka arritur 47%, nga 39% para vitit 2016.

Austria (71%), Gjermania (68%) dhe Finlanda (63%) janë identifikuar si vendet me nivelin më të lartë të diskriminimit, ndërsa Suedia (22%), Spanja (30%) dhe Italia (34%) raportuan nivele më të ulëta.

Raporti thekson se gratë që mbajnë simbole fetare, si shamia, përballen me diskriminim të përforcuar, sidomos në punësim, me 45% që raportojnë diskriminim në mjediset e biznesit, një rritje nga 31% në 2016. Gjithashtu, rreth 35% e pjesëmarrësve kanë përjetuar vështirësi në kërkimin e strehimit për shkak të diskriminimit.

Drejtoresha e FRA, Sirpa Rautio, e quajti situatën alarmante, duke theksuar se racizmi dhe diskriminimi janë nxitur nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe retorika anti-myslimane në Evropë. Ajo apeloi për një shoqëri të përfshirë dhe të respektueshme për të gjithë qytetarët e BE-së, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, prejardhja ose feja.

Zëdhënësja e FRA, Nicole Roman, theksoi se vështirësitë për muslimanët në BE po vazhdojnë të rriten, duke nxitur nevojën për veprime konkrete për të luftuar diskriminimin dhe për të siguruar një mjedis më të sigurt për të gjithë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur lëndë narkotike të ndara në doza. Sipas raportimeve të policisë,...
11:50 | 24/07/2026

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, bëri një bilanc të punës parlamentare gjatë dy sesioneve të para të...
11:39 | 24/07/2026

Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve

Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00, si pasojë e grevës...
11:25 | 24/07/2026