Eksportet bien për të katërtin vit radhazi, janari 2026 nis me tkurrje
Eksportet shqiptare vijojnë ciklin rënës ku kanë hyrë prej katër vitesh, duke e nisur edhe vitin 2026 me tkurrje. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në muajin janar eksportet e mallrave arritën vlerën 26.7 miliardë lekë (rreth 277 milionë euro), 4.5% më pak krahasuar me janarin e vitit 2025.
Në muajin e parë të këtij viti, ndikimin negativ kryesor e dhanë grupet e mineraleve, energjisë elektrike, si edhe tekstilet dhe këpucët e prodhuara nga kompanitë fason.
Nga ana tjetër, importet në janar arritën në 57 miliardë lekë, rreth 4% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Si pasojë, deficiti tregtar për muajin janar u regjistrua në 31 miliardë lekë, 3.6% më i ulët krahasuar me janarin 2025 dhe 41.3% më i ulët se në dhjetor 2025.
Sa i përket partnerëve tregtarë, rënia më e madhe e eksporteve u shënua drejt Italia dhe Kosova, ndërsa rritje pati drejt Gjermania dhe Greqia. Në importe, ulja më e madhe u regjistrua nga Italia dhe Greqia, ndërsa rritje u shënua nga Kina dhe Turqia.
Sipas strukturës së tregtisë, shkëmbimet me vendet e Bashkimi Evropian zënë 55% të totalit, ku eksportet drejt BE-së përbëjnë 74% të eksporteve totale, ndërsa importet nga BE-ja zënë 47% të totalit të importeve.
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
- 08:56 Aksidenti me dy viktima në Unazën e Madhe, DPSHTRR: Nuk kemi lëshuar leje drejtimi për dy egjiptianët