Eksportet rriten me 50%, tregon raporti i INSTAT

19 Prill 2022 | 11:46

Rritja e çmimeve në tregjet e huaja shton të ardhurat për eksportuesit vendas.

Mallrat që shesim jashtë arrijnë gjysmë miliard dollarë për muajin mars 2022.

Peshën kryesore e japin mineralet dhe materialet e ndërtimit.

Edhe importet janë rritur në vlerë si pasojë e rritjes së çmimeve.

Importet në mars u rriten me 28%, tregojnë të dhënat e INSTAT.

Ndikimin më të lartë e ka dhënë blerja e energjisë elektrike.

Rritje kanë pasur edhe materialet e ndërtimit dhe ushqimet.

Deficiti tregtar i muajit mars është 36 miliardë lekë, duke u rritur me 14,4%.

Në këtë tremujor eksportet e mallrave arritën vlerën 120 mld lekë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë.

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (54,5 %), Kosova (52,0 %) dhe Gjermania (123,3 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (12,7 %), Turqia (52,7 %) dhe Kina (9,1 %).

Shkëmbimet tregtare, për tremujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 60,9 % të gjithë tregtisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Emigracioni tkurr popullsinë, ikin 4,5 herë më shumë qytetarë se sa kthehen

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Durrësi mbushet me turistë, por përfitimet nga bizneset lokale mbeten të kufizuara

Durrësi po përjeton një tjetër sezon me rritje të ndjeshme të numrit të turistëve. Vizitorë nga Polonia, Çekia, Gjermania dhe Franca kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...
17:53 | 10/06/2026

INSTAT: Menaxherët mbeten më të paguarit, mbi 122 mijë lekë në muaj

Menaxherët dhe drejtuesit e institucioneve apo bizneseve vijojnë të kryesojnë listën e profesioneve më të paguara në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në...
15:30 | 10/06/2026

Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik

Tregu i punës në Shqipëri ka dhënë sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, krahasuar...
15:26 | 10/06/2026