Ekspozita e veçantë për mbretëreshën Elizabeth dhe qentë e saj

Ekspozita
8 Mars 2023 | 17:09

Mbretëresha Elisabeth në Britani të Madhe, edhe pse është ndarë nga jeta vijon të tërheqë vëmendjen.

Një ekspozitë kushtuar raportit të monarkes me kafshët është hapur në Londër.

Monarkja më jetëgjatë e Britanisë zotëronte më shumë se 30 qen të racës korgi gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar.

Drejtori i Koleksionit shpreson se ekspozita do të dëshmojë një “anë më personale të jetës së saj”.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më  25 qershor për të përkuar me ekspozitën kryesore të portreteve të qenve, që do të zhvillohet nga 29 mars deri më 15 tetor.

Në vitin 1933, në moshën shtatëvjeçare, princeshës së atëhershme Elizabeth dhe motrës së saj, Princeshës Margaret, iu dhuruan qentë  korgi të quajtur Jane dhe Dookie nga babai i tyre.

Fotoja me e hershme daton nga korriku i vitit 1936 dhe tregon princeshën Elizabeth duke luajtur në kopshtin në Londër ku ajo jetoi deri në moshën 10-vjeçare me Jane dhe Dookie.

Si një dhuratë për 18-vjetorin, babai i saj i dha asaj Susan, korgi nga i cili erdhën shumë nga qentë që mbretëresha zotëronte gjatë mbretërimit të saj.

Një fotografi nga 15 tetori 1969 tregon Mbretëreshën, me katër korgi, duke u kthyer nga Balmoral në stacionin King’s Cross për të takuar astronautët e Apollo 11 në Pallatin Buckingham.

“Mbretëresha ia kushtoi të gjithë jetën e saj shërbimit të popullit britanik, por ne shpresojmë që kjo ekspozitë do të tregojë një anë më personale të jetës së saj, dashurinë e saj të thellë për kafshët dhe pasionin e saj të qëndrueshëm për korgit e saj”, u shpreh kuratori i ekspozitës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026