Ekspozita fotografike që përçon dëshmitë tronditëse të agresionit rus mbi Ukrainë

21 Shkurt 2024 | 17:06

Në një konferencë për mediat, u prezantua ne Qendrën për Hapje dhe Dialog ekspozita fotografike  “Ukraina: Një krim lufte“, e cila do të qendroj e hapur për publikun në datat 23 shkurt 23 mars.

Në prag të 2-vjetorit të agresioni Rus në Ukrainë, Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Open Society Foundations | Wester Balkans dhe FotoEvidence sjellin për qytetarët imazhet fotografike nga fronti i luftës, që përcojnë dramën dhe përpjekjet e Ukrainës dhe ukrainësve për të mbrojtur atdheun e tyre dhe demokracinë.

“Ukraina: Një krim lufte’’ është ekspozita fotografike që përçon për publikun dëshmitë tronditëse të agresionit Rus mbi Ukrainë, parë nën lupën e fotoreporterëve nga e mbarë bota që e dokumentuan atë përgjatë vitit të parë.

Kjo ekspozitë vjen për herë të parë në Shqipëri e shoqëruar nga libri me të njëjtin titull i botuar me shumë kujdes nga Foto Evidence dhe do të qëndroj e hapur për publikun në datat: 23 shkurt – 23 mars 2024.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026

Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike

Lituania ka informacione se Rusia po planifikon sulme ndaj infrastrukturës dhe siguria rreth vendeve të energjisë dhe transportit do të forcohet si masë paraprake, tha...
09:34 | 15/07/2026

17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit

Një total prej 17 anijesh tregtare kaluan tranzit në Ngushticën e Hormuzit të martën, me vetëm 10 prej tyre që niseshin nga Gjiri Persik, sipas...
09:09 | 15/07/2026