Amerikania e mahnitur me Gjirokastrën/ Erdhi si vullnetare, tashmë nuk do më të ikë
Vullnetarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Cecilia McGill prej disa javësh jeton dhe punon në Gjirokastër me dëshirën e mirë për të kontribuar për qytetin e gurtë. Ajo shprehet se kudo ka gjetur njerëz mikpritës dhe një mjedis të ngrohtë.
“Jam në Shqipëri për të punuar për Korpusin e Paqes të SHBA, jam për të ndihmuar dhe për të përkrahur bashkinë e Gjirokastrës, më pëlqen shumë Gjirokastra, është qytet shumë i mirë, njerëzit janë të këndshëm, Shqipëria është shumë e këndshme, janë njerëz shumë profesional, të zgjuar, më pëlqejnë shumë shqiptarët” –tha Cecilia Mcgill.
Tashmë vullnetarja nga SHBA ka fituar në Shqipëri një përvojë mjaft të mirë bashkëpunimi si profesional ashtu dhe njerëzor. Cecilia i fton bashkëkombasit por edhe turistët nga vendet e ndryshme që të vijnë dhe të vizitojnë qytetin mbreslënës të Gjirokastrës.
“Gjirokastra është vend shumë mikpritës, vend shumë i përshtatshëm për të qëndruar, i inkurajoj shumë njerëzit që të vijnë dhe të shohin se çfarë Gjirokastra ka për të ofruar”-shtoi ajo.
Megjithëse ka punuar në kontinente dhe shtete të ndryshme ajo e veçon Shqipërinë si një vend miqësor, mikpritës dhe me njerëz punëtorë dhe të përkushtuar në profesionin e tyre.
“Lidhur me punën njerëzit këtu në Gjirokastër janë njerëz shumë punëtorë, janë persona që respektojnë shumë punën e tyre, kam punuar në shumë shtete të ndryshme dhe kështu që mund ta bëj diferencën dhe mund të them që njerëzit këtu janë njerëz shumë të palodhur që punojnë fort”– theksoi mes të tjerash.
Falë mbresave dhe përvojës së deritanishme vullnetarja nga SHBA shprehet se dëshiron ta zgjasë kohë qëndrimin dhe kontributin e saj për Gjirokastrën.
“Më pëlqen që të qëndroj këtu dhe ta shtyj kohëqëndrimin tim këtu, dhe arsyeja pse unë do të dua që ta shtyj është se Gjirokastra është një qytet shumë i bukur, ushqimi është shumë i mirë, njerëzit janë mikpritës, bujarë dhe shumë të respektueshëm” –tha mes të tjerash amerikania.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein