Ekspozita “Larg dhe Afër” hapet në Gjilan, bashkohen artistët nga trojet shqiptare
Artistët shqiptarë nga të gjithë trevat janë bashkuar në Gjilan në edicionin e dytë të ekspozitës së titulluar “Larg dhe Afër”, ide që lindi në fillim të viteve 2000, për t’u kthyer në një projekt të përhershëm.
Kjo ekspozitë hapi dyert për artdashësit në vitin 2018, në Universitetin e Arteve në Tiranë, me pjesëmarrjen e artistëve nga Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja.
Ideatorja e projektit thekson se qellim ishte sfidimi i kufijve qe i ndanin shqiptarët.
“Mendova një ekspozitë larg dhe afër. Duke parë vijën kufitare që na ndan me Kosovën, që ishim shumë afër dhe larg, ishte një kufi që na ndante dhe bëra një ekspozitë vetëm em artistë të Luginës së Preshevës”, tha Irzeme Zeqiri Muliqi, artiste.
Në edicionin e dytë në Prishtinë, ekspozita mblodhi artistë shqiptarë nga vende të ndryshme, duke e kthyer hapësirën ekspozuese në një vend takim të përbashkët te tyre.
Synimi i projektit është që eskozita të hapet dhe në vendet e tjera, por sfidat janë të shumta.
“Ne do donim shumë që të kishte edicione të 3-të, të 4-t që të vazhdonte, që ndryshojnë në koncepte dhe që sjellin risi. Sfida është tepër e madhe sidomos kur e di që je në Ballkan dhe vlerat vinë gjithmonë si risi”, tha Ilir Kaso, Kurator i ekspozitës.
Përmes veprave në ekspozitë artistët japin përgjigje për një sërë përgjigjesh për identitetin dhe përkatësinë përtej vendit.
“Larg dhe Afër” nuk është vetëm një ekspozitë, është një hap drejt bashkimit përmes krijimit dhe dialogut.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE
- 19:37 Sulmet me dronë ukrainasë goditën rafineritë jugore ruse dhe portin e Azovit
- 19:34 Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij