Ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm”, emrat e autorëve dhe veprat e censuruara përpara viteve ’90
Në “Muzeun e Gjetheve” në Tiranë është shfaqur ekspozita “Libra të ndaluar në komunizëm”, që portretizon historinë e leximit në diktaturë, nën masat shtrënguese të pushtetit.
Një vendim i gjykatës popullore në 27 mars 1948, i publikuar në gazetën “Bashkimi” lajmëron për heqjen nga qarkullimi të një sasie librash të dëmshëm për shoqërinë.
Fshirja e emrave të përkthyesve, redaktorëve, pezullimi dhe ndalimi i botimit të veprave të autorëve të shpallur, si armiq të dënuar nga regjimi komunist i kohës, pastrim i botimeve të elementëve armiq, autorë shqiptarë edhe të huaj pasuan vendimin famëkeq, duke mos kursyer nga censura dhe masat e ashpra as disa nga personalitetet më të njohur të letërsisë shqipe.
E gjitha e faktuar përmes dokumenteve arkivore dhe urdhëresave për ndalimin e qarkullimit të botimeve vjen në ekspozitën “Libra të ndaluar në komunizëm” te risjellë për publikun në muzeun “Shtëpia e gjetheve’’.
“Fillimisht u hoqën nga qarkullimi librat e dëmshëm për shoqërinë, ku mes tyre janë autorë, si Gjergj Fishta, Krsito Floqi e shumë autorë të tjerë, për të vijuar më pas me urdhëresa të ndryshme të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, duke hequr vepra të autorëve që mund të ruheshin në Fondet Rezervë të Bibliotekës me siglat R (Rezervat), Sh. R (Shumë të rezervuar), Ra (Autor i rezervuar) të botimeve të fondit shqip dhe atij të huaj”, thotë Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivës së Shtetit.
Të njëjtin fat patën edhe shumë autorë të huaj si Dante Aligeri, Erich Maria Remark, Marsel Prust, Leon Tolstoj, Albert Kamy, F.M. Dostojevski etj, të cilët nuk vinin të plotë, duke u cunguar me kapituj të tërë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur pranë ‘Shtëpisë së gjetheve’ për dy javë në vijim.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë