Ekspozita ‘Olbania’ te Marubi sjell arkivin vizual Italian prej mbi 600 polaroidesh

17 Dhjetor 2025 | 20:41

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” është hapur për publikun ekspozita “Olbania”, një projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, që sjell një qasje kritike mbi mënyrën se si Shqipëria është përfaqësuar dhe ndërtuar vizualisht në raport me Italinë.

Ekspozita trajton marrëdhëniet mes dy vendeve përmes arkivave digjitale dhe narrativave vizuale, duke u ndalur te stereotipet e krijuara ndër vite, veçanërisht gjatë periudhës së tranzicionit teknologjik dhe përhapjes së platformave online.

Kuratorja e ekspozitës, Sara Dolfi Agostini, theksoi se “Olbania” ndërton një realitet paralel të krijuar në hapësirën virtuale, ku imazhet dhe perceptimet për Shqipërinë janë formësuar nga përdoruesit e internetit në vitet 2009–2010.

“Olbania paraqet një Shqipëri tjetër; është një Shqipëri që populli i internetit e ka shpikur në një periudhë tranzicioni teknologjik mes viteve 2009 dhe 2010, kur u kalua drejt përdorimit të platformave digjitale. Ekspozita fokusohet te mitologjitë dhe stereotipet ballkanike.”- Sara Dolfi Agostini, kuratore.

Drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Shqipëri, Alessandro Ruggera, e cilësoi ekspozitën si një formë komunikimi artistik mes dy kulturave dhe një mundësi për rishikimin e historisë së përbashkët.

“Kjo ekspozitë është një komunikim mes Italisë dhe Shqipërisë në planin artistik, në planin e imazhit dhe të njohjes. Ajo ndihmon në rishikimin e historisë së njëri-tjetrit, ashtu siç italianët shohin një histori të kaluar të Shqipërisë, po ashtu siç shqiptarët kanë parë shpesh historinë italiane.”-shprehet Alessandro Ruggera, Drejtor i Institutit Italian të Kulturës

Ndërkohë, drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, bëri të ditur se kjo është ekspozita e fundit për këtë vit kalendarik në këtë institucion, ndërsa shtoi se viti 2026 pritet të sjellë projekte dhe aktivitete të reja për publikun.

Ekspozita “Olbania” do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Muzeun “Marubi” deri në fillim të vitit të ardhshëm, duke ofruar një reflektim mbi imazhin, kujtesën dhe identitetin në epokën digjitale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026

Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival....
12:13 | 05/07/2026

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka...
09:38 | 05/07/2026