Ekspozita “Tako një peshkatar”, historia dhe tradita e peshkimit në liqenin e Ohrit

10 Nëntor 2024 | 16:38

Ekspozita dhe dokumentari “Tako një peshkatar” sollën në vëmendje historinë dhe traditat e peshkimit në ujërat e Liqenit të Ohrit, një ndër pasuritë më të çmuara të rajonit.

Përmes dëshmive, fotove dhe objekteve autentike të peshkatarëve, arkitektja Diana Mile prezantoi jo vetëm procesin e peshkimit, por edhe llojet unike të peshqve që gjenden në liqen.

Diana Mile, u shpreh se: “Peshkimi është më shumë sesa një zanat për këta njerëz; është një mënyrë jetese dhe një pjesë e trashëgimisë kulturore të zonës. Kemi përpjekur të ruajmë dhe pasqyrojmë çdo detaj të kësaj tradite përmes ekspozitës”.

Një nga aspektet më të veçanta ishte portretizimi i familjeve të peshkatarëve të Pogradecit, që kanë ruajtur këtë traditë brez pas brezi.

Në ekspozitë foli edhe piktori Anastas Kostandini, një figurë e njohur që jeton në një lagje buzë liqenit. “Kjo zonë është zemra e qytetit, ku kultura dhe natyra bashkëjetojnë. Gjysma e banorëve këtu janë peshkatarë, dhe ky dokumentar tregon historitë e tyre të pazakonta,” tha ai.

Edhe poetja Ana Kove, e cila ka gjetur frymëzim në peizazhin dhe jetën pranë liqenit, ndau emocionet e saj: “Peshkimi dhe liqeni janë dashuri për pogradecarët. Ato përbëjnë një bashkëjetesë që i jep shpirt qytetit tonë.”

Pas shfaqjes së dokumentarit, të pranishmit shijuan gatime tradicionale, përfshirë tavat e peshkut dhe pijet e zonës, duke përjetuar edhe më shumë kulturën lokale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është aktive këtë të martë në Novoselë. Zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre, barishte por edhe ullinj. Sipas informacioneve...
15:17 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026