Ekspozitë në qiell të hapur, parku i madh i Londrës kthehet në galeri skulpturash

13 Tetor 2022 | 08:46

Në një park në qendër të Londrës është hapur një ekspozitë e përkohshme, e cila sjell art për publikun.

Vizitorët mund të enden mes pemëve dhe të shijojnë statujat e bëra me polistiren dhe të lyera në bronz nga Matthew Darbyshire.

Gjithashtu, ata mund të shijojnë zogun e verdhë, që simbolizon lirinë e një shërbyesi që arratiset në një botë ëndrrash.

“Kemi 18 skuptura të ekspozuara. Kemi tre breza artistësh që tregojnë veprat e tyre, përfshirë ikonat e shekullit XX-të si George Rickey, Beverly Pepper, Robert Indiana dhe ata të rinj që po çajnë me veprat e tyre sot. Kjo është gjithashtu një ekspozitë ndërkombëtare, pasi kemi artistë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Nigeria, Emiratet Arabe, Australia”, thotë Eva Langret, drejtoreshë e ekspozitës.

Ekspozita, ndër më të rëndësishmet për artin bashkëkohor, hapi dyert më 12 tetor. Ajo është pa biletë dhe e hapur për këdo.

“Ajo është konceptuar në mënyrë që të bëjë bashkë artin dhe natyrën dhe të ofrojë një eksperiencë të veçantë për audiencën. Ne tregojmë këto vepra që s’mund të tregohen në ambiente të brendshme për shkak të përmasave. Dhe këto vepra janë bërë posaçërisht për t’u shijuar në natyrë”, u shpreh Langret.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor. Krahas vizitës në mes të natyrës, vizitorët do të mund të shohin edhe 280 vepra të brendshme nga 42 vende të ndryshme.

“Mendoj se këtu ka një numër veprash që janë interaktive, që u kërkojnë njerëzve të vijnë t’i shohin. Kjo krijon një marrëdhënie ndryshe mes veprave të artit, ambientit dhe vizitorit. Kjo është ajo çka njerëzit pritet të eksplorojnë në këtë ekspozitë. Ky është qëllimi, të krijojmë një eksperiencë unike për ata që vijnë të na vizitojnë”, sipas saj.

Nga “Zogu i Verdhë”, “Pirgu i Jastëkëve”, “Herkuli” e deri tek “Libri i Mërzitshëm”, veprat japin edhe një mesazh për vizitorët, siç është rasti i asaj që thotë “Mos Shikoni Pas”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026