Ekspozitë për Karl Gegën, inxhinieri që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë

16 Qershor 2025 | 19:30

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është çelur ekspozita kushtuar Karl Gegës, inxhinierit të shquar me origjinë shqiptare, i njohur për ndërtimin e hekurudhës së parë malore në botë, asaj të Semmeringut në Austri, një vepër e shpallur më vonë pasuri botërore nga UNESCO.

Përmes dokumenteve origjinale, planeve inxhinierike, ilustrimeve të rralla dhe materialeve arkivore, ekspozita sjell në vëmendjen e publikut shqiptar figurën e Karl Gegës si një nga personalitetet më të rëndësishëm të inxhinierisë moderne evropiane, një shqiptar që i dha Evropës një nga veprat më madhore të shekullit XIX.

Ekspozita është kuruar nga historiania dhe albanologia me famë ndërkombëtare Lucia Nadin dhe arkitekti Gjon Radovani, i cili ka ndërtuar konceptin vizual dhe hapësinor të kësaj ekspozite.

“Është një ekspozitë që tregon historinë e Karl Gegës, me origjinë shqiptare, i cili më pas jetoi dhe studioi në Venecia. Ajo dëshmon lidhjet historike mes Venecias dhe Shqipërisë dhe është një rast i mirë për të forcuar këto lidhje të hershme, që reflektojnë historinë e dy vendeve”, tha historiania Lucia Nadin.

Në kuadër të ekspozitës, u zhvillua edhe një konferencë shkencore me pjesëmarrjen e studiuesve, historianëve dhe ekspertëve të inxhinierisë nga Shqipëria dhe vende të tjera, e cila solli në vëmendje rolin kyç të Gegës në historinë e zhvillimit teknik të Evropës.

“Kemi në dispozicion një nga katalogët më seriozë të prodhuar ndonjëherë për këtë figurë kaq të madhe. Kjo ekspozitë përfaqëson një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme të vitit dhe është rezultat i një angazhimi të madh nga të gjithë ata që punuan në projekt. Uroj që përmes saj, publiku shqiptar të njohë jetën dhe veprën e këtij gjeniu shqiptar,” – u shpreh arkeologu Gëzim Hoxha.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 25 qershor dhe është fryt i një bashkëpunimi kulturor ndërkombëtar. Ajo përbën një mundësi të rrallë për të njohur dhe rivlerësuar kontributet shqiptare në historinë evropiane të shkencës dhe teknologjisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026