“Zbulon historitë e dy vendeve”, hapet në Gjirokastër ekspozita “Aromë Hungarie”

7 Qershor 2025 | 16:17

Ekspozita fotografike me titull “Aromë Hungarie” nga fotografi i njohur Roland Tasho u hap në Gjirokastër, ku u ekspozuan rreth 40 fotografi të realizuara me mjeshtëri dhe finesë.

Ekspozita ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë, duke tërhequr interesin e artdashësve dhe të apasionuarve pas fotografisë.

Fillimisht u hap në Tiranë në fillim të këtij viti, pastaj në Shkodër, Durrës dhe tashmë në Gjirokastër. Brenda këtij viti pritet të prezantohet edhe në Vlorë, Korçë dhe Krujë, sipas fjalëve të fotografit.

“Ekspozita ‘Aromë Hungarie’ në fillim të vitit u hap në Tiranë, pastaj është menduar të bëjë një tur nëpër Shqipëri. Pas Tiranës u hap në Shkodër, në Durrës, tashmë në Gjirokastër. Së shpejti brenda vitit do të hapet në Vlorë, në Korçë dhe në Krujë,” – thotë Roland Tasho.

Imazhet e realizuara prezantojnë pamje nga Hungaria, si dhe pika të përbashkëta takimi midis dy vendeve tona.

“Këtë tur me foto nga Hungaria unë e kam bërë përpara 30 vitesh në 1995. Kemi qenë dhe në Gjirokastër në atë periudhë. Në këtë ekspozitë interesante, përveç pamjeve të Budapestit, si një nga kryeqytetet më të bukur, kemi edhe një cikël me fotografi të diplomatëve hungarezë me kostume popullore. Gjithashtu, kemi një cikël ku janë edhe shqiptarët që punojnë në Hungari prej vitesh. Kështu janë të ndërthurura bukuritë e Budapestit me veshjet popullore tonat, të cilët janë disa diplomatë dhe disa personalitete hungareze të veshur si në Hungari dhe në Tiranë,” shpjegon fotografi Roland Tasho.

Në këtë sezon turistik, aktivitetet kulturore që po organizohen në Gjirokastër po tërheqin vizitorët që mbërrijnë në qytetin e gurtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026