Ekspozohet në Francë piktura e pa përfunduar e Da Vinçit
Piktura e pa përfunduar e Leonardo Da Vinçit “Shën Jeronimi në shkretëtirë” është ekspozuar në Kështjellën Clos Luce në Amboise të Francës, ku artisti kaloi tre vitet e fundit të jetës.
Kjo pikturë, që luhatet midis vizatimit dhe pikturës, tregon Shën Jeronimin, i cili në shekullin e IV përktheu Biblën në latinisht gjatë pendesës së tij në shkretëtirë. Sipas historianëve të artit, piktura daton në vitet 1480.
“Ju mund të shihni qartazi shenjat e gishtërinjve, kjo është ajo që quhet pikturë me gisht që krijon një sfumato të lehtë. Është veçanërisht prekëse sepse këtu kemi gjurmët e gishtave të Leonardos 535 vite më pare”, tha drejtori i muzeut Francois Saint Bris.
Shën Jeronimi ishte një temë shumë e njohur gjatë periudhës së Rilindjes, duke mëshiruar bashkimin e fesë dhe humanizmit intelektual.
“Shumë pyetje nuk kanë marrë përgjigje, e cila e bën këtë vepër kaq enigmatike. Është një punë e porositur apo e ishte një vepër që Leonardo e bëri për vete kushtuar Shën Jeronimit? Është nga periudha fiorentine, pra para 1480, apo nga periudha milaneze pas 1480? Misteri mbetet”, tha Francois.
Në këtë vepër, Shën Jeronimi shfaqet i penduar, ku mjeshtri italian e paraqet të gjunjëzuar, pa mjekër, të veshur me lecka dhe pa librin e shenjtë.
Janë skicuar vetëm kapela e kardinalit të tij dhe kryqi që mund të shihet në një skicë. Ekspozita është prezantuar në Vatikan dhe më pas në Nju Jork në vitin 2019, ndërsa në Francë është planifikuar të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator.
LEXONI GJITHASHTU:
Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)