Ekstradohet nga Spanja 37-vjeçari, në kërkim për tentativë vrasjeje

13 Dhjetor 2022 | 10:04

37-vjeçari me iniciale E.K është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Për 37-vjeçarin, Gjykata e Durrësit më 22 shtator të 2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

37-vjeçari në gusht të 2017, në Shijak, në bashkëpunim me shtetasin M. B, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike...
12:02 | 28/07/2026

Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën

Një i burgosur ka ndërruar jetë brenda ambienteve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier. Sipas burimeve, bëhet fjalë për të dënuarin...
11:59 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën

Po vijon seanca në GJKKO ndaj Laert Haxhiut, ndërkohë që në seancë ka dëshmuar Sami Bashaliu për vrasjen e kushëririt të tij, Albi Bashaliut, i...
11:44 | 28/07/2026