Ekstremi tjetër i motit/ Përmbytje në Azi, viktima në Indi dhe Korenë e Jugut

16 Korrik 2023 | 15:30

Një javë shirash të dendura në Korenë e Jugut lanë të paktën 22 të vdekur, 13 të plagosur dhe 14 të zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës.

Gjithashtu, rreth 5 mijë persona u detyruan të evakuoheshin gjatë javës, 2 mijë prej të cilëve janë vendosur në streha të improvizuara.

Indi, në kryeqytetin Nju Delhi, niveli i lumin Jamuna nisi të ulej pasi preku rekordin 40-vjeçar duke arritur mbi 207 metra. Disa zona të ulëta të qytetit janë ende të përmbytura dhe rrjedhimisht mijëra banorë u detyruan të evakuoheshin për në terrene më të ngritura.

Ndërkohë, në Evropë, autoritetet dhe qytetarët belgë kanë përkujtuar viktimat e përmbytjeve që prekën veriun e kontinentit 2 vjet më parë. Zëvendës presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans vizitoi zonat e prekura.

Përmbytjet morën mbi 220 jetë njerëzish, shumica në Belgjikë dhe Gjermani. Vitin e kaluar, Timmermans propozoi shpalljen e 15 korrikut një ditë përkujtimore për viktimat e ndryshimeve të klimës.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026