Ekstremistët e BE pro modelit italo-shqiptar: Emigrantët të shkojnë në vendet e 3-ta
Liderët e fraksionit politik Patriotët u takuan në Bruksel para mbledhjes së Këshillit Evropian, në takimin e parë të partisë së sapoformuar.
Emigracioni ishte në fokus të diskutimeve, me liderët që biseduan mbi ide të reja për t’i mbajtur emigrantët larg dyerve të Evropës.
“Pas një vizite në Uganda, partia ime po konsideron mundësinë që t’i dërgojmë emigrantët atje, në vend që t’i lejojmë të qëndrojnë në Holandë, shpesh herë ilegalisht. Qeveria ime po punon gjithashtu mbi disa plane për t’i ashpërsuar sa më shumë politikat në vendin tonë,”-tha Geert Wilders, nga Partia e Lirisë.
Liderët e ekstremit të djathtë mbështesin protokollin Itali-Shqipëri, që lejon dërgimin e azilkërkuesve në qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, ndërsa presin shqyrtimin e kërkesës për azil nga autoritetet italiane.
I pyetur mbi marrëveshjen, kryeministri Orban tha:
“Marrëveshje e mirë. Urime”.
Komisioni Evropian propozoi 10 pika për emigracionin, disa prej të cilave përkojnë me qasjen e ekstremistëve ndaj çështjes: formimin e partneriteteve me vende të treta joanëtare të BE-së dhe dërgimin e tyre në të ashtuquajturat “pikat e kthimit” jashtë Unionit. Por për Patriotët, kjo nuk mjafton.
“Deri tani nuk kemi parë propozime të qarta. Të gjitha këto mbeten vetëm supozime. Dhe, duke qenë se unë e di shumë mirë se Komisioni e dëshiron emigracionin, nuk kam asnjë besim se ai do ta zgjidhë problemin,” –tha Marine Le Pen, kryetare e Bashkimit Kombëtar.
Partia Patriotët, e përbërë nga 11 forca politike nga shtete të ndryshme anëtare të BE-së, synon ta kthejë këtë nismë në një takim të rregullt.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren