Ekzekutimi i biznesmenit në Shëngjin, reagon kryebashkiaku Pjerin Ndreu

U vra në Shëngjin
19 Prill 2023 | 15:34

Një ngjarje e rëndë tronditi Shëngjinin këtë të mërkurë, ku një person i veshur me skafandër dhe jelek fosforishent, ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj.

Për këtë ngjarje ka reaguar me anë të një shkrimi në rrjetet sociale edhe kreu i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

“I tronditur nga ngjarja e sotme ne Shëngjin ku ngeli i vrarë Ardian Nikulaj, biznesmen dhe anëtar i këshillit bashkiak! Një ngjarje e tillë është cenim i rëndë i rendit dhe sigurisë publike në qytetin tonë!

Kërkoj me forcë nga organet e rendit dhe prokurorisë që të zbardhin sa me shpejt ngjarjen, për të vënë përballë ligjit autoret e kësaj ngjarje te shëmtuar!

Shpreh ngushëllimet e mia familjes se tij dhe të afërmeve për këtë humbje kaq tragjike!”-ka shkruar Pjerin Ndreu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026