Ekzekutimi i shqiptarit në Ekuador, Adriatik Tresa i dyshuar për lidhje me trafikun e kokainës
Ndonëse jetonte në një vilë të rrethuar dhe me roje, Adriatik Tresa, 45 vjeç, u vra në një atentat të organizuar në Guayaquil të Ekuadorit.
Shtatë persona të maskuar si policë u futën në banesë pasi thanë se kishin urdhër kontrolli nga gjykata.
Mediat ekuadoriane kanë publikuar edhe momentet kur policët e rremë shkojnë tek banesa e shqiptarit dhe rojet u hapin portën.
Mediat në Guayaquil kanë ndërtuar edhe skemën e vrasjes, ku një person me një pushkë të rëndë e qëlloi gjashtë herë Adriatik Tresën.
Zyrtarët e Policisë lokale thanë se shkak i vrasjes dyshohen prishja e pazareve për kokainën.
Adriatik Tresa thuhet se ishte ndaluar në vitin 2013 si i dyshuar për vrasjen e një gazetari në Guayaquil, por edhe ishte skeduar si pjesë e grupeve të drogës.
Dyzetepesëvjeçari ishte i martuar në Ekuador dhe jetonte prej vitesh aty, duke marrë edhe leje qëndrimi.
Ky nuk është rasti i parë i vrasjes së shqiptarëve në këtë shtet të Amerikës së Jugut për shkak të konflikteve të drogës.
Në vitin 2017 u ekzekutua Ilir Hidri nga Vora ndërsa një vit më vonë u ekzekutua Adriatik Llagji nga Borshi dhe Fadil Kaçaniqi.
Po në vitin 2018 një tjetër shqiptari që lëvizte me makinë të blinduar iu bë atentat po në Guayaquil.
Burime nga policia e shtetit bëjnë me dije se po hetohet për të shkuarën e Adriatik Tresës në Shqipëri për të ndihmuar homologët ekuadorian në zbardhjen e ngjarjes.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet