Ekzekutohet në Poloni kritiku i Putin, bënte karikatura me kreun e Kremlinit

16 Qershor 2026 | 20:02

Policia në Poloni po heton vrasjen me stil ekzekutimi të një artisti rus dhe kritiku të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin.

Prokurorët polakë deklaruan se artisti Semyon Skrepetsky u vra në qytetin Biala Podlaska, rreth 40 kilometra larg kufirit bjellorus.

Sipas burimeve, 44-vjeçari u qëllua 5 herë në kokë, gjoks dhe kurriz teksa ndodhej në një parking të qytetit, rreth 600 metra larg konsullatës bjelloruse.

Semyon Skrepetsky ishte pseudonimi i përdorur nga Robert Kuzokov. Ai njihej për karikaturat e politikanëve, përfshirë ato të presidentëve Putin dhe Lukashenko, si dhe të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Një zëdhënës i zyrës së prokurorit në Lublik deklaroi se artisti u afrua nga dy persona të armatosur të cilët hapën zjarr ndaj tij.

“Kur viktima ra në tokë, një nga agresorët u afrua, e qëlloi 3 herë të tjera dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësi.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzhoja plumbash dhe një plumb i qëlluar nga një pistoletë e llojit “Luger”, 9 milimetërshe.

Pak momente më vonë, policia arrestoi dy shtetas bjellorusë, të moshave 33 dhe 37 vjeç, në afërsi të konsullatës bjelloruse në qytet.

Megjithatë, mbi ngjarjen po zhvillohet një hetim dhe roli i tyre në ngjarje pritet të përcaktohet, vijoi zëdhënësi.

Sipas mediave polake, artisti ishte zhvendosur në qytetin Biala Podlaska në vitin 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026