Elbasan, anëtarët e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në grevë

14 Dhjetor 2022 | 11:40

Disa nga anëtarët e Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Elbasan kanë nisur sot një grevë urie.

Kjo, për shkak të ndërprerjes apo reduktimit të pagesave të kempit në raste të ndryshme.

Një VKM e fundit iu është komunikuar përmes WhatsApp-it. Sipas VKM-së kategorisë së personave me aftësi të kufizuara me statusin e përhershëm, nuk u ndryshon statusi, por u hiqet pagesa e paketës higjeno-sanitare.

Shuma është e konsiderueshme dhe rrjedhimisht vështirëson jetesën për këtë kategori. Nga ky ndryshim, vetëm në Elbasan penalizohen rreth 250 persona.

Sekretari i kësaj shoqatë Skënder Sollaku e cilëson të padrejtë ndryshimin, madje thotë se VKM-ja e re i jep mundësinë e përfitimit disa individëve që se meritojnë.

Përfaqësuesit shprehen të vendosur për zhvillimin e kësaj greve deri në zgjidhjen e problemit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026