Elbasan, festival folklorik kombëtar i këngës popullore qytetare
12 grupe të këngës popullore qytetare, brenda dhe jashtë vendit ishin pjesëmarrës në Festivalin Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare. Mbajtur në Elbasan në edicionin e tij të 18-të, përgjatë dy netëve, me synim ruajtjen e vlerave folklorike të këngës qytetare.
Ky takim i këngës popullore është edhe një element me rëndësi për gjallërimin e jetës kulturore elbasanase, por edhe një mënyrë për promovimin e qytetit.
“Ka një mozaik ngjyrash, traditash kostumesh veshjesh popullore, këngësh të folklorit të ndryshëm, e cila ka tërhequr shumë spektatorin apo qytetarët e Elbasanit. 00:54 Në qytet janë akomoduar mbi 200 trupa, të cilët i japin vlerë dhe ngjyra dhe i shtojnë më shumë dashurinë për artin”-Klinsi Lala, drejtor i qendrës së artit.
Festivali është një tribunë e këngës popullore qytetare, nga e cila ndërthuret në harmoni me elementet tradicional të trashëguar dhe elementet e rinj të orkestrimit dhe interpretimit. Por specialistet e folkut kanë një kritikë për minutazhin.
“Do të sugjeroja personalisht si muzikant, që duhet riparë minutazhi i pjesëmarrjes dhe përfaqësimi i secilit rreth. Nëse është 15 minuta është e vështirë që secili rreth të promovojë ashti siç duhet vlerat që posedon. Ti promovojë ato dhe ti propagandojë, sepse ne fund të fundit ky festival është një far ballafaqimi”-theksoi Sami Kazazi.
Juria vlerësoi me çmimin e parë “Isuf Myzyri” grupin e Fierit.
“Është një kënaqësi shumë e madhe dhe e veçantë të jemi pjesë e këtij festivali kaq të mrekullueshëm, që arrin të mbajë gjallë këtë muzikë kaq të bukur. Unë vij nga emigracioni pas 33 vjetëve dhe shikoj këtu në mes të Shqipërisë time të dashur të vlojë kjo këngë e bukur popullore”-theksoi Brunilda Hoxha.
Festivali mori hijeshinë e mureve të kalasë së Elbasanit ndërsa në fund juria vlerësoi me çmim të dyte “Mustafa Bodini” grupin e Elbasanit , ndërsa instrumentisti me mire u shpall Sopot Serica.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
- 14:42 Joan Capdevila i kërkon ndihmë Trump pas refuzimit të hyrjes në SHBA për të ndjekur finalen e Botërorit
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael