Krijues të arteve figurative shqiptare dhe minoritare bëhen bashkë në Gjirokastër

22 Mars 2024 | 16:19

Një grup krijuesish të arteve figurative, në Gjirokastër, piktorë dhe skulptorë çelën një ekspozitë të veçantë.

Përgjatë saj u prezantuan punime të artistëve shqiptarë dhe atyre minoritarë grekë ndërsa aktiviteti u zhvillua në kuadër të 25 Marsit, Festës Kombëtare të Greqisë. Emra të spikatur të artit pamor nga Gjirokastra, Dropulli, Saranda e Vlora, erdhën në këtë ekspozitë me punimet artistike të realizuara në vite.

“Ka një gjeografi të gjerë të autorëve janë rreth 27 piktorë të arteve figurative, skulptorë dhe grafistë të cilët me punët e tyre më të bukura kanë ardhur me kënaqësi për të pasqyruar veprat e tyre. E veçanta e kësaj ekspozite është se këtu janë bashkuar artistë shqiptarë me artistë minoritarë dhe kjo bëhet me qëllim që arti i bashkon njerëzit edhe në këtë fushë”, thotw Stefan Arseni, kurator.

“Ekspozita të tilla duhet të ketë shpesh sepse ato na mbledhin të gjithëve, ato na bashkojnë të gjithëve, dhe në fund dhurojnë atë për të cilin ne kemi nevojë ushqimin shpirtëror i cili na ushqen çdo ditë dhe na mban gjallë në jetën dhe në përditshmërinë tonë”, shprehet Llambi Margariti, pedagog i arteve figurative.

Ekspozita e mundësua si bashkëpunim i shoqatës “Miqësia” dhe Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Përgjatë këtij viti në qytetin e gurtë janë çelur disa ekspozita të arteve figurative që kanë tërhequr interesimin e artdashësve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat e sigurisë për tre punonjëset e Postës Shqiptare, të cilat akuzohen për...
15:14 | 18/07/2026

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)

Një aksident me dy të plagosur është shënuar këtë shtunë në aksin rrugor Pogradec-Korçë në zonën e Qafë-Plloçës. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën...
14:15 | 18/07/2026

“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka shpërndarë pamje nga Mokra teksa shkuan se atje u zhvillua Mokra n’Fest 2026. Ai shkruan se...
13:06 | 18/07/2026