Ekspozita në Gjirokastër/ Fëmijët e talentuar në pikturë prezantojnë botën e tyre
Rrethet jashtëshkollore që funksionojnë në qendrën kulturore të fëmijëve “Fato Berberi” në Gjirokastër janë një mundësi e mirë që fëmijët të ushtrojnë talentin në fusha të ndryshme.
Në fundjavë piktorët e vegjël çelën një ekspozitë me punime që prezantojnë ndjesitë dhe botën e tyre fëminore.
“Gjëja që më tërheq më shumë është pasioni, të gjithë këtu kanë pasion, të gjithë duan të pikturojnë, është një gjë e përbashkët”
“Më tërheq shumë piktura dhe kur të rritem dua të bëhem një arkitekte, më pëlqen shumë
“Më pëlqen më shumë natyra, shtëpitë”
Prindërit dhe mësuesit e vlerësojnë të dobishëm ushtrimin e talentit në pikturë nga fëmijët sepse argëtohen dhe kalojnë kohë te lirë cilësore.
“Unë kam ardhur të mbështes mbesën time, ajo është në një kurs pikture dhe e ka shumë me qejf me dëshirë të paktën këtu kalon një kohë që të mos merret me celular”
“Është një punë disa mujore që kemi zhvilluar me fëmijët e qendrës dhe sot ekspozojmë punimet e tyre të përzgjedhura për punimet më të mira, kursi ka një traditë shumëvjeçare në qytetin tonë dhe është traditë e bukur që gjithë fëmijët të shpalosin talentet e tyre te largohen nga e përditshmja, rutina, telefoni dhe ti përkushtohen më tepër pasioneve të tyre”-theksoi Ertil Bello.
Tashmë fëmijët dhe të rinjtë në Gjirokastër janë pjesë aktive e organizimeve kulturore dhe artistike.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë