Zgjedhjet parlamentare në Portugali
Në Portugali po mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Votuesit po u drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur nëse do të sjellin në pushtet qendrën e djathtë apo do të vazhdojnë të qeverisen nga socialistët e qendrës së majtë, edhe pse të dyja palët deri tani nuk duket të kenë mbështjetje për të siguruar shumicën.
Zgjedhjet vënë përballë dy partitë e qendrës, Partinë Socialiste (PS) dhe Partinë Social Demokrate (PSD).
Votimet e parakohshme mbahen 4 muaj pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit socialist Antonio Costa në mesin e një hetimi për korrupsion që përfshinte shefin e kabinetit të tij. Ndaj zotit Costa nuk janë ngritur akuza.
Partia populiste Chega (Mjaft) ka shënuar rritje të mbështetjes dhe pritet të luajë një rol kyç në bisedimet pas zgjedhjeve në rast se forcës politike që fiton zgjedhjet do t’i duhet mbështetja e partive më të vogla për formimin e qeverisë së re.
Çështjet që kanë mbizotëruar fushatën në vendin më të varfër në Evropën Perëndimore përfshijnë pagat e ulëta, korrupsionin, koston e lartë të shtëpive dhe kufizimet për qasje ndaj kujdesit shëndetësor.
Më shumë se 10 milionë qytetarë kanë sot të drejtën për të votuar. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të bëhen publike në mesnate.
Kryetari 46 vjeçar i Partisë Sicialiste, Pedro Nuno Santos, kandidat për kryeministër ka premtuar ndryshim, por ai nuk është distancuar nga anëtarët e vjetër të partisë që kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, 51 vjeçari Luis Montenegro, i cili mund të bëhet kryeministër nëse fiton Aleanca Demokratike ka deklaruar se do të ndërtojë një qeveri me figura jo politike.
Kryetari i Partisë Chega, Andre Ventura ka bërë fushatë duke vënë theksin tek pakënaqësitë e votuesve ndërsa ka mbështetjen e të rinjve. Partia e themeluar 5 vjet më parë, siguroi një përfaqësues në parlamentin me 230 vende në vitin 2019.
Në zgjedhjet e 2022 ajo mori 12 vende dhe anketimet tregojnë se në zgjedhjet e sotme mund të marrë votat e mjaftueshme për të dyfishuar përfaqësimin në parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë