Elbasan/ I dënuar me 2 vite burg për vjedhje, arrestohet 45-vjeçari i shpallur në kërkim
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga këtë të shtunë një 45-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.
Sipas raportimit nga policia, është arrestuar shtetasi Dh. B., 45 vjeç, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Vjedhja”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
Dh. B., 45 vjeç, banues në Elbasan.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 4 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur