Elbasan, rritet kërkesa për ndihmë juridike falas, plot 285 raste në një vit

24 Prill 2026 | 21:16

Përballë problemeve ligjore, vështirësive ekonomike dhe sfidave sociale, si edhe pamundësisë për të përballuar kostot e avokatëve, shumë qytetarë në Elbasan po gjejnë zgjidhje te shërbimi i ndihmës juridike falas.

Kjo zyrë po kthehet në një derë të rëndësishme për ata që kërkojnë drejtësi, por nuk kanë mundësi financiare. Gjatë 2025 kanë kerkuar ndihmë 285 qytetarë, 58 me shumë se një vit me parë.

“Nëse do të përmendim vitin 2025, pranë qendrës së shërbimit të ndihmës parësore në Elbasan, 285 qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike parësore dhe dytësore, si dhe gjatë periudhës janar–prill 2026 numri i tyre është 128, do të thotë që është një numër i kënaqshëm dhe qytetarët besojnë te shërbimet tona, sepse kanë gjetur zgjidhje për problematikat e tyre”, tha Arian Bala, Përgjegjës i Qendrës së Ndihmës Juridike në Elbasan.

Bala, bën me dije se ndihma juridike ofrohet për persona me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme, si edhe për shtresat vulnerabël.

“Ndihma juridike ofrohet për persona me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme, si edhe shtresat vulnerabël. Shtresat vulnerabël e përfitojnë ndihmën juridike pavarësisht të ardhurave që ata kanë dhe janë viktimat e dhunës në familje, viktima të abuzuar seksualisht, të mitur viktima të ligjit, dhe të miturit në konflikt me ligjin. Persona që përfitojnë nga çështje sociale dhe persona me aftësi të kufizuar”, tha ai.

Në këtë realitet ku sfidat ligjore dhe ekonomike mbeten të pranishme, ndihma juridike falas po shërben si një urë e domosdoshme mes qytetarëve dhe drejtësisë, duke lehtësuar zgjidhjen e problemeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026