Elbasani nën kërcënimin e ndotjes, Boçi takon ekspertë të mjedisit dhe bujqësisë
Luçiano Boçi, i shtati në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, ftoi ekspertë të mjedisit dhe bujqësisë, në funksion të shpjegimit të programit, por edhe të nismave konkrete që pritet të ndërmerren në këtë qark, nëse PD vjen në pushtet pas 25 prillit.
Elbasani ka përjetuar makthin më të madh sa i takon ndotjes së mjedisit, dhe kjo fushë asnjëherë nuk ka marrë vëmendjen që meriton.
“Jo vetëm metalurgjia ka lënë pas një legjendë mjedisore që fikson këdo por aktualisht kjo stigmë cenon rëndë fermerët në të gjithë qarkun dhe i humb 150 mijë njerëzve të paktën 30% të të ardhurave bujqësore”, tha Boçi.
Por, ekspertët thonë se mbyllja e shumicës së industrisë së rëndë, nuk ka çliruar këtë zonë nga ndotja.
“Ndotja e tokës në zonën e Bradasheshit ka një përmbajtje 3 herë më të lartë të plumbit dhe kjo ka dalë nga analizat që janë bërë në mëlçitë e gjedhit”, tha një nga ekspertët.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga ekspertët ishte dhe ai i dëmtimit të zonave të mbrojtura nga ndërtimi i HEC-eve.
“Lumi i Gostimës në Sopot sapo është dhënë leja mjedisore për ndërtimin e 7 HEC-eve. Lumi i Gostimës është i fundit në qarkun e Elbasanit tepër I rëndësishëm , pasi në lumen e Gostimës është trofta e egër. Sopoti futet në një nga zonat më të mbrojtura në qarkun e Elbasanit”, shprehet një tjetër.
Nga ky takim Boçi prezantoi programin “100.000 koshere bletësh”, me të cilin synon shndërrimin e qarkun të Elbasanit në një Park Natyror Bletarie.
“Synimi ynë nuk është vetëm subvencion për rritësit e bletëve për koshere por edhe ndërtimi I parqeve të bletarisë dhe kjo arrihet më i një investim 4-5 milion euro të stimulohet prodhimi me qëllim realizimin e projektit të 100 000 koshereve në Elbasan”, theksoi Boçi.
Prerja pa kriter e pyjeve, përfshi parkun e mbrojtur në Librazhd, apo Gramsh ka qenë një tjetër shqetësim i ngritur nga ekspertët.
Qarku Elbasan duket se nuk ka pasur një fushatë të qetë, pak javë më parë mes Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca pati një konflikt, ndërsa gjatë Ditës së Verës grupet e përkrahësve të dy forcave kryesore politike, patën një përplasje.
Për Boçin këto ngjarje tregojnë se kundërshtarët po ndjejnë humbjen.
“Përvoja ime dhe prognoza nuk është kaq e mirë, ka nervozizëm nga kampi tjetër, nervozizëm që u shpreh kohë më përpara në ato përplasje, por që ne mendojmë që logjika duhet të funksionojë, ndoshta brenda hidhërimit dhe inatit të humbjes Rama me ushtarët e tij duhet t’i thërrasë arsyes, të gjejë logjikën e qetësisë së një humbje që ai e ndjen tek dera, por nuk do ta pranojë”, tha ai.
Luçiano Boçi, ka qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë nga viti 2009-2017. Emri i tij në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, u vendos pas rishikimit përfundimtar që Partia demokratike i bëri këtyre listave.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta