“Eliminuam dhjetëra terroristë”, Izraeli sulmon kampet ushtarake të Huthit në Jemen
Forcat Ajrore të Izraelit kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave të rebelëve Huthi në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, në përgjigje të një sulmi me dron të nisur nga Jemeni që plagosi mbi 20 persona në qytetin jugor izraelit të Eilat.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi operacionin përmes një deklarate në rrjetin social X (ish-Twitter), duke thënë se u goditën disa kampe ushtarake, përfshirë një kamp të shtabit të përgjithshëm të rebelëve Huthi, si dhe vende magazinimi armësh dhe dronësh.
“IDF goditi disa kampe ushtarake, përfshirë një kamp të shtabit të përgjithshëm të rebelëve Houthi, eliminoi dhjetëra operativë terroristë Houthi dhe shkatërroi rezerva të dronëve dhe armëve”, shkroi ai në rrjetin social X.
Të mërkurën, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) raportuan se një dron i nisur nga Jemeni u rrëzua në Eilat, në jug të vendit. U shpall alarmi ajror, por mjeti ajror pa pilot (UAV) shkaktoi dëme. Mbi 20 persona u plagosën, dy prej të cilëve u shtruan në spital në gjendje të rëndë.
Po atë ditë, Katz u zotua për hakmarrje. Rebelët Huthi nga lëvizja Ansar Allah morën përgjegjësinë për sulmin.
Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar hyrjen e ish-luftëtarëve rusë në bllok