Eliot Engel la Kongresin Amerikan pas 32 vjetësh, Meta: Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e diplomatit Eliot Engel në konsolidimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe rolin e tij për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.
Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, kreu i shtetit e cilëson diplomatin amerikan si një avokat të palodhur dhe zë të fuqishëm të shqiptarëve në Kongresin Amerikan, ‘jo vetëm si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtëm, z. Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane dhe lidhjes tonë transatlantike’.
“Si njohës i shkëlqyer i rajonit, z. Engel ka spikatur gjithashtu edhe si përkrahës i angazhimit të vazhdueshëm të SHBA për të konsoliduar të gjitha arritjet e deritanishme në Ballkan për paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.
Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan presidenti Meta.
Kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Kongresin Amerikan, Eliot Engel u largua pas 32 vitesh si anëtar i Kongresit.
Lexoni gjithashtu:
Dita e fundit e Eliot Engel në Kongresin Amerikan, diplomati largohet pas 32 vitesh
Largimi i Engel, politika në Kosovë dhe Shqipëri shpreh mirënjohjen
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta