Eljo Hysko: Çdo kandidat në PS duhet të hyjë në garë për të marrë 10 mijë vota
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialiste, Eljo Hysko thotë se një ndër pikat e forta të kësaj parti është dëgjimi i zërit të të rinjve.
I ftuar në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania, z. Hysko u shpreh se ekipi i Partisë Socialiste është mobilizuar për zgjedhjet e 25 prillit.
Ai thotë se çdo kandidat i PS-së për deputet duhet të dalë para qytetarëve me synimin për të marrë votat e nevojshme.
“Gjithsecili në fund të ditës duhet të dijë qëllimin se pse ka hyrë në politikë. Unë dhe ekipi jemi mobilizuar në fushatën elektorale. Unë jam duke lobuar në tërë qarkun e Tiranës, sigurisht edhe në dy zonat që kam shërbyer si deputet dhe kam një votëbesim të tyre. Çdo njeri, i cili brenda çdo force politike merr mundimin të shkojë para qytetarëve duhet ta marrë mundimin të shkojë me votat e tij. Duhen 10 mijë vota. Renditja për mua është thjesht një numër, e rëndësishme për mua është që ne si forcë politike të qeverisim vendin dhe padiskutim që secili prej nesh brenda listës ka ambiciet e tij”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës