Elmir Tufa mbetet në burg, akuzohet për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati
Gjykata e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufën, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastratit në 1 shkurt të vitit 2021.
Pasi u ndalua nga uniformat blu mbrëmjen e së enjtes, 31-vjeçari është paraqitur në gjykatë mëngjesin e kësaj të diele nën masa të rrepta sigurie dhe është vendosur verifikimi i masës së sigurimit.
Gjyqtare e çështjes është caktuar Miranda Nakaj, ndërkohë që prokuror është Dorian Teliti.
Pasi kanë dëgjuar palët, si atë akuzuese dhe atë mbrojtëse trupi gjykues vendosi vijimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Elmir Tufën.
Gjatë seancës Tufa dhe avokati i tij pretenduan se ditën e ngjarjes kanë qenë në gjykatën e Krujës në një gjykim zëvendësim mase sigurimi të një kushëriri të tij, duke pretenduar se ka pamje filmike për këtë fakt.
Ndërkohë, mbi të rëndojnë akuzat e veprës penale “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim“, “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane