Elon Musk reagon pas kritikave për përshëndetje naziste: Taktikë e vjetër për….

21 Janar 2025 | 12:25

Elon Musk ka shkaktuar një valë zemërimi dhe polemikash pas gjestit që bëri gjatë fjalimit në festën e inaugurimit të Donald Trump, në Capital One Arena në Uashington DC.

Musk, që është njeriu më i pasur në botë dhe një aleat i ngushtë i Trump, falënderoi turmën për mbështetjen e tyre, duke thënë: “Zemra ime është për ju. Është falë jush që e ardhmja e qytetërimit është e garantuar.” Pas kësaj, ai vendosi dorën e djathtë mbi zemrën e tij dhe më pas e ngriti krahun drejt përpara, duke e përsëritur këtë veprim dhe për ata që ishin ulur pas tij.

Gjesti i Musk ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke u krahasuar me një përshëndetje naziste, e njohur si “Sieg Heil”.

Historianët dhe ekspertët kanë reaguar menjëherë. Claire Aubin, një historiane që merret me hetimin e nazizmit, e cilësoi përshëndetjen si të qëllimshme dhe element i regjimeve fashiste.

Ndërkohë, Andrea Stroppa, një mik i ngushtë i Musk, i cili ka lidhje me politikën italiane të ekstremit të djathtë, postoi një video të gjestit të Musk, duke e quajtur atë një “përshëndetje romake”, e cila ka qenë gjerësisht e përdorur nga Partia Fashiste e Benito Musolinit dhe më vonë nga Adolf Hitleri. Pas kritikave, Stroppa e fshiu postimin dhe kërkoi të shpjegonte se Musk kishte shprehur “ndjenjat e tij” përmes gjestit, duke shtuar se ai vuan nga autizmi dhe se nuk ka asnjë lidhje me ekstremizmin.

Megjithatë, një pjesë e madhe e mediave dhe individëve kanë mbrojtur Musk. Lidhja Anti-Shpifje, një organizatë që lufton antisemitizmin, tha se gjesti i Musk ishte thjesht një moment i sikletshëm dhe jo një përshëndetje naziste.

Gjesti i Musk vjen pas një periudhe kur ai ka shprehur hapur mbështetje për partitë e ekstremit të djathtë, si AfD në Gjermani dhe Partia Reforma në Britani.

Për këtë incident, Musk ka reaguar në X (platformën e tij të mediave sociale), duke i quajtur akuzat si “mashtrime” dhe duke shtuar se ata që e krahasuan gjestin me një përshëndetje naziste po përdornin një “taktikë të vjetër” për ta sulmuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026