Elon Musk vë në pikëpyetje testet e COVID-19, dy rezultate të kundërta brenda një dite
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, ka vënë në pikëpyetje saktësinë e testeve të COVID-19 pasi u shpreh se kishte rezultuar dy herë pozitiv e më pas dy herë negativ gjatë së njëjtës ditë.
“Po ndodh diçka krejtësisht e rreme. U testova katër herë për COVID sot. Dy teste u kthyen negativ, e dy të tjerë pozitivë. E njëjta aparaturë, i njëjti test dhe e njëjta infermiere. Testi i shpejtë nga BD”, tha Musk në Twitter, me shumë mundësi duke iu referuar testit të shpejtë nga Becton Dickinson & Co.
Something extremely bogus is going on. Was tested for covid four times today. Two tests came back negative, two came back positive. Same machine, same test, same nurse. Rapid antigen test from BD.
— Elon Musk (@elonmusk) November 13, 2020
Musk gjithashtu konfirmoi se është në prite të përgjigjes të testit PCR nga disa laboratorë të ndryshëm.
I pyetur në Twitter nëse kishte shfaqur ndonjë prej simptomave ai tha se vetëm disa që i përngjanin “një të ftohure tipike”.
“Asgjë e pazakontë deri më tani”, shtoi Musk.
Elon Musk ka qenë ndër kritikët e masave të ndërmarra për frenimin e përhapjes së virusit, duke i cilësuar këto të fundit si kufizime “fashiste” dhe që cenonin “liritë e individuale”.
Lexoni gjithashtu:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania