Email-e të rreme në emër të Prodës, policia thirrje qytetarëve: Mos iu përgjigjni

29 Tetor 2025 | 12:06

Policia bën me dije se janë hapur disa emaile të rreme me emrin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe nëpërmjet saj janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Policia thekson se nëpërmjet emaile-ve u dërgohen qytetarëve mesazhe me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve. Gjithashtu qytetarëve u kërkohet që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Në njoftim theksohet se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj dhe që qytetarët mos t’iu përgjigjen. Policia shton se nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit. Gjithashtu shton se asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar. Policia shton se qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike

Eksperti i sigurisë, Redion Qirjazi, i ftuar në Euronews Albania me Mirela Milori, ka deklaruar se sulmi me vlerësime negative reviews ndaj bizneseve në rrjete...
19:49 | 14/07/2026

Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Këtë të marte, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 45 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë kanë...
19:40 | 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime...
19:25 | 14/07/2026