Zgjidhet pasuesi i Khamenei, emri mbahet sekret. Izraeli: Do asgjësojmë çdo të përzgjedhur

8 Mars 2026 | 11:52

Zgjidhet pasuesi i Khamenei, emri mbahet sekret. Izraeli: Do asgjësojmë çdo të përzgjedhur

Struktura e posaçme për zgjedhjen e liderit të ri suprem të Iranit ka marrë një vendim, bënë të ditur ditën e diel anëtarët e saj, të cilët megjithatë nuk e bënë publik emrin e të përzgjedhurit.

“Kandidati më i përshtatshëm, i aprovuar nga shumica e anëtarëve të Asamblesë së Ekspertëve, është caktuar”, deklaroi Mohsen Heydari, anëtar i trupës përzgjedhëse që përfaqëson provincën e Khuzestanit.

Një tjetër anëtar, Mohammad Mehdi Mirbagheri konfirmoi në një video të transmetuar nga agjencia e lajmeve “FARS” se “një vendim i palëkundur që reflektonte vullnetin e shumicës ishte marrë tashmë”.

Lideri suprem iranian zgjidhet nga organi me 88 anëtarë, të gjithë klerikë të hershëm, të cilët zgjidhen me votë popullore.

Por ushtria izraelite ka reaguar duke paralajmëruar Republikën Islamike se do të vazhdojë të përndjekë çdo pasardhës të liderit të ndjerë, Ali Khamenei.

Në një postim në rrjetin “X”, Forca Mbrojtëse Izraelite deklaroi:

“Ne duam t’jua bëjmë të qartë se dora e shtetit të Izraelit do të vazhdojë të godasë çdo pasardhës dhe çdo person që përpiqet ta caktojë atë”.

Shteti hebre paralajmëroi edhe pjesëtarët e Asamblesë së Ekspertëve. “Nuk do të hezitojmë t’ju godasim as juve. Ky është një paralajmërim!”, thuhet në profilin e Forcës Mbrojtëse.

Ajatollah Ali Khamenei, që udhëhoqi Iranin për dekada me radhë, mbeti i vrarë në sulmet ajrore amerikano-izraelite më 28 shkurt, ditë që shënoi dhe fillimin e luftës ndaj Iranit, që këtë të diel ndodhet në ditën e nëntë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026

Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja historike bërthamore civile mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite varet nga vendimi i Riadit për t’iu...
16:12 | 23/07/2026