Emigrantët dërguan 7.7 mld euro në një dekadë, reduktuan varfërinë me 8%

7 Shtator 2025 | 13:33

Gjatë dekadës së fundit, emigrantët kanë sjellë në Shqipëria 7.7 miliardë euro, po aq sa rezulton buxheti i shtetit në një vit. Të dhënat e fundit të Bankës qendrore, vlerësojnë se varësia që kanë 30% e  familjeve shqiptare vazhdon të jetë e lartë, pasi çdo muaj emigrantët dërgojnë rreth 90 mln euro përmes kanaleve zyrtare.

“Rezultatet tregojnë se remitancat përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave familjare, ndonëse më pak se një e treta e familjeve kanë përfituar nga to”, thuhet në studimin e fundit të Bankës Qendrore.

Po ashtu, vlerësimet tregojnë se remitancat ndihmojnë në uljen e përqindjes së popullatës që jeton nën kufirin e varfërisë, çka do thotë se paratë e emigrantëve kanë rritur mirëqenien ekonomike të familjeve shqiptare”.

Banka vlerëson se pa këtë burim ‘parash’ varfëria në Shqipëri do të ishte minimalisht 8% më e lartë sesa sot, duke shkuar në 28%.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026

Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen, si dhe...
17:47 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026