Emigrantët e bllokuar në kufirin Poloni-Bjellorusi po përballen me kushte të rënda, thotë OKB
Agjencia e OKB-së për migracionin thotë se është e shqetësuar nga kushtet e rënda me të cilat përballen emigrantët, të cilët kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë.
Polonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten e kaluar për shkak të lëvizjes së emigrantëve përtej kufirit që ndan me Bjellorusinë.
Së bashku me fqinjët e saj të Bashkimit Evropian të cilët gjithashtu ndajnë një kufi me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Letoninë, Polonia akuzon presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko për futjen e emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre.
Mijëra emigrantë, shumë nga Iraku dhe Afganistani, janë tërhequr prapa kufirit ose janë ndaluar dhe vendosur në qendra të mbyllura.
Por një grup prej rreth 30 vetash kanë ngecur në kufirin Poloni-Bjellorusi për javë të tëra, në kushtet që Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Gjenevë e quajti të hënën “jashtëzakonisht të ashpër, me qasje të kufizuar në ujë të pijshëm dhe ushqim, ndihmë mjekësore, pajisje sanitare dhe strehim”.
“Zgjatja e kësaj situate të papranueshme paraqet një kërcënim të rëndë për jetën dhe shëndetin e emigrantëve”, u tha nga organizata.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki këmbënguli se grupi po sigurohet me ushqim dhe para nga shërbimet e sigurisë bjelloruse.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West