Emiriana Sako zëvendëson Veliajn në krye te Shoqatës Kombëtare të Bashkive

20 Shtator 2025 | 14:37

Asambleja e Shoqatës Kombëtare të Bashkive ka zgjedhur kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, në krye të organizatës, duke zëvendësuar Erion Veliajn.

Vendimi u mor në mbledhjen e djeshme, ku shumica e drejtuesve të bashkive, të majtë, votuan për ndryshimin.

Posti i kryetarit të Shoqatës është mbajtur prej vitesh nga Veliaj, në cilësinë e kreut të Bashkisë së Tiranës.

Vendimi vjen pak ditë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili ka në rend ditë shkarkimin e Veliaj nga detyra e Kryebashkiakut të Tiranës.

VENDIMI PËR SHKARKIM
SHOQATA E BASHKIVE
ZËVENDËSON VELIAJN
ME SAKON E DURRËSIT
Erion Veliaj nuk do të jetë më kryetar i Shoqatës Kombëtare të Bashkive. Vendimi është marrë nga Asambleja e Shoqatës në mbledhjen e zhvilluar të premten, ku gjithashtu u vendos që në krye të kësaj shoqate të vendoset kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako.
Vendimi për largimin e Erion Veliajt vjen në një kohë që për kryebashkiakun e Tiranës është inicuar një procedurë shkarikimi në Këshillin Bashkiak nga anëtarët socialist, me argumentin që prej më shumë se 3 muajsh ai nuk është paraqitur në zyrë për të kryer detyrat si i pari i qytetit.

Mbledhja e këshillit bashkiak për shkarkimin e Veliajt është planifikuar më datë 23 shtator dhe më pas procedura kalon në Këshillin e Ministrave, që pasi shkarkon kryebashkiakun njofton presidentin, i cili dekreton datën e zgjedhjeve të parakohëshme jo më larg se 45 ditë nga momenti i njoftimit.

Asambleja e Shoqatës në shumicën e saj dërrmurese përbëhet nga kryetarë të bashkive të Majta, ndërsa pjesëmarrës në të ishin edhe kryebashkiakët e opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026