Emrat/ Arrestohen dy të rinj, dyshohet se dhunuan një person me aftësi ndryshe

24 Mars 2025 | 17:09

Një person me aftësi ndryshe prej katër ditësh vijon të jetë i shtruar në reanimacion, në spitalin e Traumës, pasi u qëllua nga dy persona.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur më 20 mars në Lushnje, policia bën me dije se ka arrestuar dy autorët e dyshuar, Enea Korreshi dhe Irdi Nasufi, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarit, Fabjol Hysi, paraqitet e qëndrueshme.

Para hetuesve, ata kanë deklaruar se e njihnin 43-vjeçarin dhe çdo gjë nisi me shaka, por ky i fundit iu është kundërpërgjigjur dhe ka pasur një përplasje fizike mes tyre.

Si pasojë, 43-vjeçari ka përplasur kokën në një cep muri, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 20.03.2025, në qytetin e Lushnjës ku një 43-vjeçar është goditur me gur nga 2 shtetas, dhe pretendohet se policia ka fshehur ngjarjen, ju bëjmë me dije se:
Policia e Lushnjës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Fier, ka kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, ka reaguar dhe ndjekur në kohë ngjarjen dhe në asnjë moment nuk ka tentuar të favorizojë autorët apo të fshehë lajmin, por ka kryer të gjitha procedurat konform ligjit dhe e ka bërë ngjarjen publike në njoftimin e dhënë për shtyp dhe konkretisht:
Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur, shërbimet e Policisë menjëherë kanë reaguar duke bërë arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar, shtetasve I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç.
Pas veprimeve të kryera, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë njoftimin për shtyp më datë 21.03.2025 në përmbledhjen ditore, konkretisht, njoftimi për këtë lajm është dhënë si më poshtë:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasit I. N., 20 vjeç dhe E. K., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me gurë, një 43-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”.
Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të ndjekur konform ligjit çdo paligjshmëri, konflikt, apo shqetësim të adresuar nga qytetarët dhe të informojë me transparent qytetarët mbi veprimet e kryera nga ana e Policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti

Ikballe Huduti këtë të enjte është shpallur person i padëshiruar në Shqipëri. Urdhri i ka shkuar policisë së shtetit për zbatim që kjo shtetase të...
14:45 | 25/06/2026

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026