Emrat| Arrestohen dy persona në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda në Itali

19 Prill 2025 | 09:42

Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për një sërë veprash penale të rënda.

Në prangat e policisë përfunduan shtetasit Klodian Llomi (Mazari), 34 vjeç, banues në Maqellarë të Dibrës.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit në Romë, në vitin 2023, me 6 vjet, 7 muaj e 2 ditë burgim, për veprat penale: “Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Gjithashtu u arrestua dhe Roland Ibrahimi, i njohur edhe me emrin Ali Meci, 40 vjeç, banues në Laç. Gjykata e Torinos e ka dënuar atë në vitin 2024 me 4 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale: “Organizatë kriminale”, “Grup kriminal” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Arrestimet janë realizuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”, i cili po vijon në disa qytete të vendit për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Faza 39 e operacionit u finalizua në Dibër, ku u arrestua Klodian Llomi, ndërsa faza e 40-të u zhvillua në Fushë-Krujë, duke çuar në ndalimin e Roland Ibrahimit.

Të dy shtetasit do t’i nënshtrohen procedurave të ekstradimit drejt Italisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Shqipëria renditet ndër vendet europiane më të prekura nga kriza demografike, ku rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese po krijojnë pasoja...
18:44 | 17/07/2026

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026