Emrat e anëtarëve që propozon PD për në Komisionin Hetimor për 25 prillin

30 Shtator 2021 | 15:50

Partia Demokratike ka publikuar emrat e anëtarëve që propozon për t’u bërë pjesë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Emrat:

  • Enkelejd Alibeaj
  • Gazment Bardhi
  • Oerd Bylykbashi
  • Ferdinand Xhaferri
  • Sorina Koti
  • Ervin Salianji
  • Kreshnik Çollaku

PD dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, të cilësuar si masakër elektorale nga demokratët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD pak ditë më parë, se ka përcaktuar tri çështjet kryesore ku do të jetë e fokusuar opozita parlamentare.

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se me këtë komision hetimor do të tentohet zbardhja e të gjitha elementeve të asaj që ai e quajti masakra zgjedhore e 25 prillit.

Më herët PD ka paralajmëruar ngritjen e komisioneve hetimore edhe për çështjen Beketit dhe atë të inceneratorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026