Emrat e qeverisë Biden, Nesho: Administrata e re do ta trajtojë ndryshe Ballkanin, Trump ishte eksperiment
Diplomati veteran amerikan Antony Blinken, i cili ka shërbyer si numri dy në Departamentin e Shtetit dhe si zëvendës Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në administratën Obama është i zgjedhuri i presidentit të ardhshëm Joe Biden për postin e Sekretarit të Shtetit.
Ndërkohë, Avril Haines do të drejtojë inteligjencën kombëtare në administratën e re të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë e para grua që do të mbajë këtë post.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se emrat e zgjedhur janë të gjithë njerëz me eksperiencë të cilët kanë punuar në mënyrë të vazhdueshme me Biden dhe pritet të kthejnë në normalitet politikën në SHBA.
Për ish-ambasadorin, administrata e re amerikane është një lajm shumë i mirë për shqiptarët, sepse është një administratë që do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me Evropën, por edhe një vizion tjetër për Ballkanin.
“Me Ballkanin do të ketë një skemë tjetër politike nga SHBA. Shumë protagonistë të politikës do të kenë turp kur të zhvillojnë takimet me administratën e re të Biden. Biden e tha edhe gjatë fushatës vizionin e tij se Kosova duhet trajtuar si një vend sovran. Nuk do u vijë mirë Vuçiçit e të tjerëve, por ne jemi me fat që do të kemi një amdinistratë të tillë në SHBA”, tha ish-ambasadori.
Sipas tij, me administratën e fundit amerikanët përjetuan një eksperiment që jo rralllë ndodh në SHBA, por që me Trump shkoi në ekstrem.
“Bill Clinton erdhi nga Arkansasin në Washington dhe u pa me skepticizëm, por ishte një nga presidentët më të më mirë të SHBA. Me Trump u kalua në një ekstrem”, tha z. Nesho.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:11 Përfundon me tensione liturgjia e Vidovdanit, arrestohen 5 persona. Gazetari jep detaje nga vendngjarja
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026