EMRAT/ Gjirokastra e nis me tragjedi 2026! Shënohen tre viktima nga një aksident i rëndë

1 Janar 2026 | 08:48

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në zonën e Bypass-it.

Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur rreth orës 03:18 mes dy automjeteve që lëviznin në këtë segment rrugor. Mjetet drejtoheshin nga dy të rinj, 25 dhe 24 vjeç, të dy banues në Tepelenë.

Përplasja rezultoi fatale për të dy drejtuesit e automjeteve, si edhe për një pasagjer 27-vjeçar që udhëtonte në njërin prej mjeteve. Ndërkohë, një vajzë 19-vjeçare ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve në këtë aks është zhvilluar me vështirësi për disa orë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026