EMRAT| Goditet trafiku i armëve nga Shqipëria në Angli, 2 në pranga, 1 në kërkim

21 Shtator 2025 | 12:10

Policia ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë dhe ka arrestuar 2 persona lidhur me këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet  e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me policinë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.

“Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”,  në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit  me silenciator, të ndarë në pjesë.

Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit Jurgen Suca dhe Segest Meti si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit”, bëri me dije policia.

Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026