EMRAT/ Kanabis dhe arsenal armësh, kush janë pronarët e shtëpisë së barit në Shijak

24 Janar 2023 | 11:31

Janë identifikuar dy vëllezërit e përfshirë në  aktivitetin e kultivimit të kanabisit me anë të llambave në një banesë 3-katëshe.

Si rezultat i megaoperacionit policor të koduar “Krahët e krimit”, u vu në pranga shtetasi Fredi Krasniqi dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Selman Krasniqi.

Shërbimet e Policisë konstatuan se kati i tretë dhe i katërt i banesës s ëdy vëllezërve, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollove të shtuara, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026