EMRAT| Kishin ngritur “shtëpi bari” në Athinë, arrestohen tre shqiptarë
Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka sekuestruar nje sasi lënde narkotike dhe një pistoletë.
Në kuadër të një aksioni të Departamentit të anti-Drogës së Athinës u ushtrua kontroll brenda një apartamenti në katin e parë në rrugën “Ionia” nr. 170 në Alimos të Athinës, ku u sekuestruan 20.2 kg marijuanë e llojit “SKUNK”.
Brenda apartamentit policia zbuloi një laborator të pajisur plotësisht dhe funksional për kultivimin e kanabisit hidroponik.
Policia greke ka vënë në pranga brenda apartamentit shtetasit shqiptarë Agim Kasa 42 vjeç dhe Pëllumb Kasa 42 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se ata punonin për llogari të shtetasit tjetër shqiptar, Oresti Metushi 23 vjeç. Për këtë policia ka ushtruar kontroll në një apartament në katin e dytë në rrugën “Avlonos” nr.102 në Athinë ku u arrit të kapej dhe arrestohej 23 vjeçari.
Gjatë kontrollit atij i është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë e llojit “Ekol Tuna” 8 mm me 11 fishekë të të njëjtit kalibër.
Gjatë operacionit policia sekuestroi gjithashtu edhe 4 celularë, 1 peshore elektronike e sende të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit