EMRAT/ Operacioni i Prokurorisë së Breshias, kush janë 24 personat me masë arresti
Euronews Albania ka zbardhur emrat e 24 personave për të cilët Prokuroria e Breshias ka lëshuar masat e arrestit në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.
Për 21 prej tyre, Gjykata e Breshias ka caktuar masën e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerët është vendosur arrest shtëpie, si anëtarë të dyshuar të një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt Evropës.
Dhjetë nga masat e lëshuara nga Gjykata e Breshias janë ekzekutuar, tre prej të cilave në Shqipëri.
Nën drejtimin e SPAK në vendin tonë janë arrestuar Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj, ndërsa tre të tjerë janë ende në kërkim.
Hetimi, i zhvilluar përmes një Skuadre të Përbashkët Hetimore me autoritetet italiane dhe zvicerane, zbuloi se rrjeti trafikonte drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke përdorur 6 baza logjistike në Itali dhe “money mules” për transferimin e të ardhurave.
Në masë arresti me burg
– Vincenzo Bruno
– Arlin Buzali
– Donald Cala
– Gazmend Ferhati
– Elton Gjegja
– Adriatik Hasa
– Erion Kapidani
– Oltion Lala
– Asti Llupi
– Denis Myftiu
– Altin Shehaj
– Gazmend Shehu
– Bledin Doci
– Elvis Doci
– Juljan Hyka
– Eduart Leba
– Gentian Shaba
– Ogert Shqevi
– Denis Tafili
– Indrit Tafili
– Klodian Vata
Në masë arresti shtëpie:
– Giuseppe Iorio
– Erald Salla
– Enkeleid Tirjaku
Në këtë rast bie ne në sy implikimi i oficerit të Policisë së Shtetit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka rrjedhur informacionet e hetimit tek trafikantët në këmbim të parave.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar gjithashtu 1.300 kg kokainë, 550 mijë euro dhe 10 automjete.
LEXONI GJITHASHTU:
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë