EMRAT/Mashtroi babanë dhe inskenoi rrëmbimin e vet, në pranga i riu dhe shoku i tij
Një ngjarje e pazakontë është zbuluar në Kavajë, ku një 28-vjeçar ka mashtruar babain e tij, duke i bërë të besonte se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë parash. Pas hetimeve të shpejta, Policia ka arrestuar dy persona, autorin kryesor të mashtrimit dhe bashkëpunëtorin e tij.
Lubjan Camema 28 vjeç, banues në Kavajë, ishte ai që kishte inskenuar rrëmbimin e tij për të mashtruar babain, shtetasin B. C. Ai i kishte thënë të atit se ishte rrëmbyer dhe se kërkoheshin para për lirimin e tij. Me këtë qëllim, ai kishte përfshirë edhe Bernard Kiptiun 45 vjeç, banues në Durrës, i cili është kapur në flagrancë duke i kërkuar paratë babait të Lubjan Camemajt në lagjen nr. 16 të Durrësit, duke i thënë se ato do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.
Pas veprimeve hetimore dhe veprimtarisë së shpejtë të Policisë, 28-vjeçari u arrestua rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, në një zonë të qytetit të Durrësit, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe kishte marrë automjetin e babait të tij dy ditë më parë, për ta shitur.
Të dy shtetasit, Lubjan Camema dhe Bernard Kiptiu janë arrestuar në flagrancë dhe janë vënë para përgjegjësisë për veprat e kryera. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të siguruar prova të tjera.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë