EMRAT/ Policia godet grupet e drogës në Tiranë, 24 të arrestuar, 8 në kërkim
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën e Posaçme Operacionale, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Blloku 33”, duke goditur disa grupe kriminale që shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës së Ish-Bllokut.
Gjatë hetimeve disa mujore, janë identifikuar 42 shtetas të përfshirë në këtë rrjet, ndërsa janë ekzekutuar 25 masa sigurie, nga gjithsej 33 të lëshuara nga gjykata. 24 prej tyre janë me masën “arrest në burg”, ndërsa 1 shtetas është vendosur në “arrest shtëpie”.
Më konkretisht, u ekzekutuan masat e sigurisë:
“Arrest në burg”, për shtetasit: Arnold Hida, 31 vjeç, Durim Gurzi, 46 vjeç, Artur Gurzi, 41 vjeç, Elvis Sejdo 23 vjeç, Julian Bushati 43 vjeç, Adnan Hida 22 vjeç, Sabian Jashari 23 vjeç, Mario Avdiaj 35 vjeç, Geraldo Kovaçi 24 vjeç, Albert Shushku 36 vjeç, Emrah Mustafaj 29 vjeç, Xhoana Rustemi (Hasani) 30 vjeçe, Vladimir Qerimi 53 vjeç, Myzafer Xhanari
24 vjeç, Albi Shehu 41 vjeç, Ledio Dervishi 21 vjeç, Juljan Rabushja 30 vjeç, Elisard Rrustaj 30 vjeç, Kledi Sinani 22 vjeç, Bledar Duka 35 vjeç, Kevin Troplini 21 vjeç, Samuel Demiri 19 vjeç, Ardit Dervishi 28 vjeç, Ledin Kazanxhi 27 vjeç, dhe Faik Kurti, me masë sigurie “arrest shtëpie”, të gjithë banues në Tiranë.
Policia ka sekuestruar lëndë narkotike, armë dhe pasuri. Nga kontrollet fizike dhe në banesat e të ndaluarve, u sekuestruan:
- 1 kg e 964 gramë kokainë
- 450 gramë heroinë
- 2 armë zjarri pistoleta
- 29 celularë
- 6 automjete
- 4 peshore elektronike
- shuma të mëdha parash në lekë dhe euro
Po ashtu, gjatë hetimeve të mëparshme, janë arrestuar 9 persona të tjerë dhe janë sekuestruar 85 kg lëndë narkotike kanabis.
Në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 8 shtetas të tjerë, të cilët janë identifikuar gjatë periudhës hetimore, si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën